Transforming furniture shopping from expensive design trends to something more meaningful.

HD Red Carpet

Kompania HD Red Carpet nisi punën në vitin 2015 si një markë tërësisht Made in Albania për veshjet femërore, që nga dizajni, prerja, prodhimi deri në shitje. Me linjën e fundit të teknologjisë ajo realizon të gjitha pritshmëritë, sipas standardeve që kërkon tregu ndërkombëtar. Kjo markë i përket sipërmarrëses së suksesshme Brikena Balla Gugashi, një grua e cila punën e ka kryefjalën e jetës, ndërsa biznesit i ka dhënë modelin e saj për punën, për ta çuar përpara.

HD Red Carpet është e vetmja markë shqiptare e certifikuar, me fabrikë prodhimi për linjat të ndryshme veshjesh, duke punuar në kapacitete të larta prodhimi për secilën kategori. Teknologjia e modernizuar lejon arritjen e pritshmërive, dhe furnizimin e tregut në kohë reale.

Në prodhim realizohen linjat e veshjeve casual, veshjet e mbrëmjeve, sport dhe linja e prodhimit të maskave kirurgjikale. Lënda e parë e përdorur është e një cilësie të shkëlqyer, që nga kaftane mëndafshi, coha pambuku, materiale të çmuara sateni dhe linoje. Gjithçka në funksion të cilësisë dhe shëndetit për lëkurën. HD Red Carpet gjendet me brendet e saj në Shqipëri me dyqane në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë. Me çlirimin nga pandemia, përmes sitit të kompanisë www. hdredcarpet.com, do të synohet edhe tregu ndërkombëtar, ku së shpejti përfaqësimi do të jetë me dyqane në Kosovë, Maqedoni dhe Itali.

Made In Albania

Hd Red Carpet Albania, brendi 100% shqiptar, linjë ekskluzivisht për femra, me kualitet të klasit të parë, me shtrirje edhe jashtë kufijve. Markë e certifikuar për kategoritë e ndryshme, veshje mbrëmjeje, casual, sport, wedding, veshje plazhi, të brendshme dhe spitalore. Hd Red Carpet mban vulën ekskluzive të prerje-prodhimit të veshjeve në fabrikën e saj, realizuar vetëm në Shqipëri. Me dyqane në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Shkodër, linjat e veshjeve prezantohen me trendin më të fundit krijuar nga stilistët e brendit shqiptar. Cilësia ka një emër, seriozitetin, bashkëpunimin dhe qasjen ndaj materialeve, mjeteve të prodhimit, gjithçkaje cilësore dhe në një hap me kohën.